Gratë e PDK-së të vendosura: Bashkë me Leonorën do ta bëjnë ndryshimin që i duhet Gjilanit!

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Nder dhe kënaqësi që sot zhvilluam një takim të jashtëzakonshëm me gratë e qytetit, ku përsëri u dëshmua mbështetja e fuqishme për Partinë Demokratike në Gjilan dhe për Leonorën kryetare të komunës.

Bashkë me Leonora Morina Bunjaku dhe me kandidatet e listës fituese dhe me gratë e komunës sonë që vinë nga të gjitha fushat, diskutuam për ndryshimin që i nevojitet urgjentisht Gjilanit pas një degradimi të krijuar tash e 8 vite nga pushteti aktual.

I falënderuam të gjithë mjeket, mësueset, aktivistet e subjektit tonë dhe të gjitha zonjat e nderuara që ishin prezente për ndihmën e tyre të pafund që nuk u ndalën kurrë së mbështeturi Partinë Demokratike të Kosovës.

Partia Demokratike ka programin më të mirë për të gjitha sferat dhe Leonora si kryetare e ardhshme e Gjilanit zotohet se do ta ndryshojë qytetin tonë për një mirëqenie më të mirë për Gjilanasit pa asnjë diskriminim për askënd.

Uji Dea

Gratë kanë vendosur ta bëjnë ndryshimin që i nevojitet Komunës sonë dhe do ta largojnë keq-qeverisjen që ka zhgënjyer qytetarët tanë.

Një falënderim i veçantë edhe për ish-deputetet e Kuvendit, Valdete Idrizi dhe Sala Berisha-Shala, që na nderuan me ardhjen e tyre në qytetin tonë.

Ndryshimi në Gjilan po vjen dhe ky ndryshim do të ndodhë me Partinë Demokratike në krye të qytetit.
#bashkëpërGjilanin
#LeonoraMorinaBunjaku
#PDK177