RCCOLA

Gratë e PDK-së ndihmojnë me veshmbathje e dhurata gratë e strehuara në qendrën “Liria”

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Gjilan – Gratë e PDK- së së Gjilanit, në vazhdën e aktiviteteve të tyre sot vizituan Qendrën Strehimore “Liria” duke iu dhuruar dhurata fëmijëve dhe veshmbathje grave të cilat janë të strehuara në këtë qendër.

GD e Gjilanit u njoftuan së afërmi për sfidat dhe vështirësitë në të cilat kalon kjo qendër për t`i trajtuar dhe mirëmbajtur gratë dhe fëmijët brenda saj.

UBT

Deputetja e PDK- së znj. Salihe Mustafa u zotua se do të bëjë çfarë të mundet në mënyrë që kësaj qendre t`i zbuten sadopak vështirësitë dhe të ju ofrohen kushte më të mira jetese brenda strehimores dhe mos t`i nënshtrohen dhunës në familje.

Gjithashtu ato iu falënderuan menaxhmentit të strehimores për mikpritjen duke iu premtuar ndihmesë të pakursyeshme në të ardhmen./rajonipress/