FITORJA

Gratë e PDK-së i japin mbështetje Nexhmedin Arifit

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Viti – Pasdita e së enjtes ishte koha në të cilën gratë e Organizatës së Gruas Demokratike të Kosovës, dega në Viti, u mblodhën masovikisht për t`i dhënë mbështetje kandidatit për kryetar nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Viti, zotit Nexhmedin Arifi dhe kandidateve gra për këshilltare komunale në Kuvendin Komunal të Vitisë. Ky takim shumë i madh është në vazhdën e takimeve që po i organizon Shtabi Zgjedhorë i PDK-së, dega në Viti, me të gjitha kategoritë shoqërore.

Këtë tubim të madh, i cili u mbajt në Restaurant Lindi, në Viti, e hapi Hanife Jonuzi e cila në fjalën e saj theksoi se Gruaja Demokratike e Kosovës, dega në Viti, e mbështetë fuqishëm kandidatin Arifi.

Sipas saj roli i gruas në procese politike nuk duhet të jetë vetëm dekorativ e standard që duhet plotësuar, por roli i gruas duhet të jetë çështje e të drejtave fundamentale njerëzore të garantuara me dispozitat bazë të sistemit juridiko pozitiv të Republikës së Kosovës.

Uji Dea

Tubimin madhështorë e përshëndeti edhe Blerta Deliu- Kodra, deputete e Parlamentit të Republikës së Kosovës, sipas së cilës gruaja në PDK është e vlerësuar maksimalisht dhe se kjo qasje afirmative do të vazhdoi edhe më tutje.

Ajo në emër të Gruas Demokratike të Kosovës i dha mbështetje të pa rezervë kandidatit Arifi. Në fund këtë tubim e përshëndeti edhe kandidati për kryetar, Nexhmedin Arifi, i cili duke falënderuar gratë për mbështetjen e tyre, tha se do të jetë gjithmonë avokat i mbrojtjes dhe afirmimit të të drejtave gjinore.

Sipas tij në mandatin e ardhshëm gruaja, si kategori gjinore, do të ketë rol vendimmarrës në ekzekutivin dhe legjislativin e ardhshëm thuhet në njoftimin e sektorit për Informim pranë Shtabit Zgjedhorë të PDK-së, dega në Viti./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.