Fundamenti

Gratë e LDK-së kundër punësimeve familjare të zyrtarëve të PDK-së

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Në një reagim të Forumit të Gruas të LDK-së të nënshkruar nga Valentina Bunjaku Rexhepi i bëhet thirrje Prokurorisë së shtetit që ta hetojë punësimin e gruas së Qemajl Mustafës në PTK.

Forumi i Gruas i LDK-së, dega në Gjilan, ngreh zërin e protestës pas një informate shumë të besueshme se ish Kryetari i Komunës Qemajl Mustafa, ka punësuar gruan e tij në PTK duke anashkaluar çdo procedurë dhe atë duke anashkaluar femra me kualifikime shumë më të avancuara se sa gruaja e ish kryetarit të komunës thuhet në reagim.

Ne jemi thellë të brengosura nga shkelja që ju bë institucionit të konkursit në PTK, e ku u punësua gruaja e Qemajl Mustafës, dhe u eliminuan femra larg më të përgatitura profesionalisht e të cilat në pamundësi që të bëjnë diçka më shumë janë drejtuar tek ne për t`i mbrojtur të drejtat e tyre, ngase ato të vetmen shpresë e shohin tek LDK.

Uji Dea

Ne duke parë këto shkelje të cilat po ndikojnë negativisht tek qytetarët dhe në pamundësi që të ndikojmë në stopimin e këtyre padrejtësive ku nepotizmi është në çdo institucion që drejtohet nga ish partia në pushtet, i bëjmë thirrje prokurorisë së shtetit që sa më parë të marr masa dhe të hetoj këtë rast, në të kundërtën jemi të detyruara t`i drejtohemi EULEX-it dhe përfaqësive diplomatike të shteteve mike tona.

Në reagim tutje thuhet se sa është e turpshme aq është edhe mekët që t`ia mohosh të drejtën më elementare një femre e cila ka bërë mundin që të shkollohet dhe sot në vend të saj vije dikush e pa përgatitur për te vend, por që është pjesë e klanit që kanë uzurpuar çdo institucion dhe kompani publike, njerëz këta që edhe diellin po mundohen të na ndalin.

Ne do të dalim edhe publikisht në mbrojtje të kësaj të drejte me organizimin e ndonjë proteste që t1i thuhet Stop Nepotizmit një herë e përgjithmonë përfundon reagimi i Forumit të Gruas së LDK-së./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.