HW

Gratë e komuniteteve në fokus të “Tetorit Rozë” në Kamenicë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kamenicë – Në kuadër të Zbatimit të Planit Lokal të Veprimit për Avancimin e Komuniteteve Rome dhe Ashkali (2022-2026) dhe për shënimin e Tetorit Rozë, në Komunën e Kamenicës u mbajt një ligjëratë vetëdijësuese për gratë e komunitetit rom.

Ligjëratën e organizuan Koordinatorja e NJKDNJ-së, Nazmije Demolli Kastrati, së bashku me Zyrtaren për Barazi Gjinore, Kosovare Maroca Berisha, me mbështetjen e OSBE-së, përfaqësuar nga znj. Vjosa Emini.

Një numër i konsiderueshëm i grave morën pjesë, duke treguar interesim të veçantë dhe duke ndarë përvoja mbi kujdesin shëndetësor.

Uji Dea

Me profesionalizëm dhe përkushtim, Dr. Eurona Hoda ua përcolli informacionet në mënyrë të thjeshtësuar dhe të kuptueshme, ndërsa Infermierja Sherife Veseli i informoi pjesëmarrëset se mamografia ofrohet në QKMF të Kamenicës dhe se çdo grua mbi 40-vjeç duhet të kryejë kontrollin, pasi kujdesi i hershëm është kyç për shëndetin.

Koordinatorja Demolli Kastrati falënderoi Dr. Hodën, Infermieren Veseli, OSBE-në, si dhe znj. Bahtije Kryeziu për bashkëpunimin dhe kontributin në këtë ligjëratë vetëdijësuese, e cila synon fuqizimin e grave dhe forcimin e solidaritetit ndërkomunitar./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.