Gratë e Kamenicës vetëdijesohen në luftën kundër kancerit të gjirit

Kamenicë – Grupi i Grave të Kamenicës ka mbajtur debate dhe kontakte të shumta me gratë e këtij qyteti për t`i vetëdijesuar ato në luftën kundër kancerit të gjirit.
Në takimin e fundit të Grupit të Grave Komunale në Kamenicë kryesuesja e Grupit të Grave Ibadete Ahmetaj ka folur rreth marshit për vetëdijesimin e grave për kancerin e gjirit.
Nga ky takim gratë kanë zgjedhur një komision prej tri anëtareve për ndihmë familjeve pa përkujdesje (pleqve¬).
Gjithashtu në këtë takim është diskutuar rreth organizimit për eliminimin e atyre grave që kanë nevojë për kontroll në shtëpinë e shëndetit në Kamenicë, për kontrollet nëse ndokush prej grave i paraqitet nevoja të bëjë kontroll mjekësore me mamografi.
Zgjedhja e tri anëtarëve të GGK do të ndihmonte grupin që të punoj me lehtë dhe t`i kryejnë punët me lehtë për ndihma apo sistemime të ndryshme për familje pa përkujdesje/rajonipress/