Fundamenti

Gratë e Kamenicës mbështesin Shaip Surdullin

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kontributi i Shaip Surdullit, ka qenë i pareshtur, andaj edhe sukseset e grupit të grave të Kamenicës nuk kanë munguar asnjëherë. Andaj është mirë të votohet lideri më i suksesshëm për komunën tuaj, i cili ka punuar shumë në shumë projekte të ndryshme në komunën tuaj ka thënë Lirije Kajtazi.

Të enjten Forumi i Gruas së Lidhjes Demokratike të Kosovës, dega Kamenicë, ka mbajtur tubimin e radhës. Në këtë tubim e pranishme ishte edhe Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherit deputetja në parlamentin e Republikës së Kosovës, Lirije Kajtazi.

Sevdije Morina, Kryetare e Forumit të Gruas të Lidhjes Demokratike të Kosovës, dega në Kamenicë, tha se arsyeja për të votuar LDK-në dhe Shaip Surdullin janë të shumta.
“Kryetari Surdulli çdo herë ka përkrahur gratë në komunën e Kamenicës, komuna e jonë është marrë edhe model për komunat e tjera, është shpallur kryekomunar i vitit, është komuna e parë që i ndahet buxhet barazisë gjinore etj” ka thënë Morina.

Mobi Casa

Ndërkaq, Kryetarja e Forumit të Gruas së LDK-së, nga niveli qendror Lirije Kajtazi, tha se jo rastësisht kryetari Surdulli, është shpallur kryekomunar i vitit, por me ndihmën dhe përkrahjen e tij të vazhdueshme për gratë e komunës së Kamenicës, është vazhduar edhe në komunat e tjera të Republikës së Kosovës, që vazhdojnë të njëjtin ritëm si në Kamenicë.“Kontributi i Surdullit, ka qenë i pareshtur, andaj edhe sukseset e grupit të grave të Kamenicës nuk kanë munguar asnjëherë, andaj të votohet lideri më i suksesshëm për komunën tuaj, i cili ka punuar shumë në shumë projekte të ndryshme në komunën tuaj” ka thënë Kajtazi.

Kryetari i aktual i komunës së Kamenicës dhe kandidati për kryetar të komunës së Kamenicës, Shaip Surdulli, tha se nga viti 2010, kam ndarë buxhet për grupin e grave të Kamenicës, dhe për çdo vit veç është rrit buxheti për gratë.

“Grupi i grave të Kamenicës, me këtë buxhet kanë arritur që të realizojnë projektet e tyre, si ndihmë për disa gra të prekura nga kanceri, ndihmë për disa gra kryefamiljare dhe nëna të dëshmorëve, ligjërata për zbulimin e hershëm të kancerit, kanë zënë vendin e parë vlerësim i OSBE-së etj” ka thënë Surdulli thuhet në njoftimin e degës së LDK-së në Kamenicë./rajonipress/