Gratë e Gjilanit nuk meritojnë të jenë të përjashtuara nga ekzekutivi i Komunës
Gjilan – Sekretariati i Gruas Aktiviste në Qendrën e Lëvizjes VV në Gjilan, organizoi një tatim me gratë aktiviste si dhe qytetare tjera të Gjilanit, me të cilat u diskutua për rrolin e gruas në shoqëri dhe politik. Këshilltarja në Kuvendin Komunal, Krenare Latifi-Kqiku, foli për pozitën e gruas në Kuvendin Komunal të Gjilanit dhe rolin e gruas në Lëvizjen VV. Ajo tha se përkundër avancimit të pozitës së gruas në shoqëri, gratë mund të japin shumë më shumë për të mirën e vendit sepse vendi ka nevojë për angazhim më të madh të gruas, e kjo duhet të përkrahet nga burrat. Ajo tha se gratë e Gjilanit nuk e meritojnë të jenë të përjashtuara nga ekzekutivi i Komunës, siç janë aktualisht.
Tubimin e hapi Koordinatorja e Sekretariatit të Gruas Aktiviste, Arjeta Rexhepi, e cila është edhe këshilltare komunale. Ajo pasi i përshëndeti të pranishmet tha se gratë kanë vullnet dhe kapacitete intelektuale e profesionale për të kontribuar për të mirën e vendit. Në vazhdim ajo tha se nuk mjafton që të merremi vetëm me konstatime se gjendjen nuk e kemi mirë, por është shumë e nevojshme që në vazhdimësi të punojmë për përmirësimin e gjendjes në vendin tonë.
Në vazhdim fjalën e mori deputetja e Kuvendit të Kosovës, Besa Baftiu, e cila foli për kontributin e grave deputete dhe angazhimin e deputetëve të Lëvizjes VV. Ajo e kritikoi ekzekutivin e vendit për politikën diskriminuese karshi pozitës së gruas në vendimmarrje.
Edhe këshilltarja tjetër në Kuvendin Komunal, Krenare Latifi-Kqiku, foli për pozitën e gruas në Kuvendin Komunal të Gjilanit dhe rolin e gruas në Lëvizjen VV.
Ajo tha se përkundër avancimit të pozitës së gruas në shoqëri, gratë mund të japin shumë më shumë për të mirën e vendit sepse vendi ka nevojë për angazhim më të madh të gruas, e kjo duhet të përkrahet nga burrat. Ajo tha se gratë e Gjilanit nuk e meritojnë të jenë të përjashtuara nga ekzekutivi i Komunës, siç janë aktualisht.
Në vazhdim u zhvillua debat mes të pranishmëve, ku gratë u shprehen të gatshme për angazhim më të madh për zhvillimin e vendit dhe konkluduan se ato kanë kapacitete të mjaftueshme njerëzore e intelektuale për t’i shtyrë proceset përpara./rajonipress/


