RCCOLA

Gratë e Artanës të integruara për promovimin e produkteve natyrore

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në kuadër të Fondacionit për Edukim dhe Zhvillim të projektit mbi përmirësimin e çështjes gjinore në familjet rurale përmes procesimit dhe promovimit të produkteve të malit (çajra, herba , pemë dhe perime) nga shtëpia, sot u bë hapja solemne e një kioskut për shitjen e produkteve të malit të përgatitur nga grat e kësaj ane.

Gani Mustafa Drejtor i Financave Ekonomisë dhe Zhvillimit theksoi se në bazë të kapaciteteve të cilat i ka komuna në aspektin e financimit ne kemi dhënë një kontribut dhe besoj që hapja e kësaj kioske do të jetë një lloj promotori që të ekspozohen produktet vendore ekologjike dhe mundësi të promovimit të produkteve në rajon dhe më gjerë.

Vjollca Zeqiri nga Fondacionit për Edukim dhe Zhvillim theksoi se në bashkëpunim me Kryesuesen e Kuvendit Komunal zonjë Shefkije Mehmeti dhe me grat e kësaj ane ne kemi arrit që të vijmë deri tek ky qëllim që është shumë i rëndësishëm për të gjithë.

RCCOLA

Besim Gërgjaliu nga Agjensioni për Barazi Gjinore pran Zyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës theksoi se do t`i përkrah gjithmonë këto iniciativa,dhe është e udhës që të ju ndihmohet iniciativa të cilat përfitojnë gratë sipërmarrëse.

Ndërsa Shefkije Mehmeti Kryesuese e Kuvendit Komunal tha se për mua është një nder i veçantë që të punoj dhe të bashkëpunoj me grat e komunës tonë, ku krejt qëllimi jonë është që të angazhohen grat e kësaj ane dhe të ndihën të pavarura.

Grat të cilat kanë qenë pjesëmarrëse të këtij projekti patën rastin që të përfitojnë nga një tharëse që do përgatisin çajra, pemë dhe perime dhe që do të jenë përfituese përmes kioskut ku do ta kenë mundësin dhe të bëjë shitjen e tyre. /rajonipress/