Gratë e Artanës dhe Ranillugut trajnohen për të zgjidhur problemet ekzistuese

Gjilan – Aktiviteti i dytë i radhës në kuadër të projektit “Pjesëmarrja e grave në jetën publike politike lokale” është mbajtur në komunën e Ranillugut në Domaroc.
Trajnimi me temën “Bashkëpunimi me OJQ-të dhe rrjetëzimi” kishte për qëllim që gratë nga komuna e Ranillugut dhe Novobërdës të dëgjojnë se sa është i rëndësishëm bashkëpunimi me OJQ-të, si dhe në çfarë mënyre mundë të ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve ekzistuese, veçanërisht problemet e grave në komunat e përmendura.
Ata gjithashtu kishin mundësinë për të dëgjuar në lidhje me analizën SWOT, si të bëhen, avantazhet e rrjeteve të grave dhe çfarë rëndësi ka lidhja e rrjeteve, raporton rajonipress.
Nëpërmjet punës ekipore, pjesëmarrësit propozuan dhe prezantuan idetë e tyre që mund të përfshihen në planin për të ardhmen dhe që do të mundë të realizohen me ndihmën e donatorëve.
Ky projekt implementohet nga Shoqata e Grave të kthyera “Shtëpia jonë”, në bashkëpunim me SHG “Dora Dorës” i mbështetur nga Zyra e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Prishtinë. /rajonipress/