UBT

Grasshopersi selam klubeve: Harrone Gashin

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Shkëlzen Gashi vijon të jetë lajmi i parë te Grasshopersi. Fakti që mesfushori i avancuar shqiptar dhe njëkohësisht golashënuesi më i mirë i kampionatit zviceran për edicionin e shkuar është në krye të listës së dëshirave të disa skuadrave, ka çuar drejtuesit e klubit që ta blindojë. Sipas trajnerit të Grasshopersit, Michael Skibe, Gashi nuk do të largohet nga ekipi dhe klubi po bëhet gati t’i ofrojë një kontratë të re.

“Humbëm Steven Zuber e Izet Hajroviqin dhe skuadra ra disi teknikisht, sepse bëhej fjalë për dy lojtarë shumë të cilësorë. Tani nuk kemi ndërmend që të largojmë të tjerë, pasi objektivi ynë është që të mbajmë grupin aktual dhe mundësisht të blindojmë lojtarët më të mirë, ose ata u përfundon kontrata. Sakaq, kemi si synim që të vijojmë të integrojmë lojtarë të rinj nga akademia, çka e kemi bërë gjatë gjithë këtyre viteve”, ka thënë Skibe, në një prononcim në mediat zvicerane (derbund.ch).

Uji Dea

Gashit i përfundon kontrata në fund të edicionit tjetër (në qershor 2015) dhe deri tani nuk ka folur ende me drejtuesit për një rinovim. 25-vjeçari kërkohet nga skuadra gjermane (Mynshegladbau) e italiane (Lazio e Torino) dhe, në rast se nuk rinovon kontratën, atëherë Grasshopersi mund ta humbasë vitin tjetër me parametër zero. Pikërisht për këtë arsye drejtuesit do të shikojnë mundësinë ose të shitjes së tij këtë verë, ose të zgjatjes së kontratës, natyrisht duke i rritur ndjeshëm dhe rrogën.