Eko Higjiena

Granit Xhaka, shpresë për ekipin helvetik

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Petkoviç: “Krahasuar me vjeshtën e kaluar, Xhaka dukshëm evoluon me besim shumë më të madh. Është e qartë se Graniti ishte një nga protagonistët kryesorë në rritjen e Borussia Mönchengladbach”

Përzgjedhësi i përfaqësueses zvicerane në futboll, Vladimir Petkoviq, sytë i ka kthyer nga mesfushori kosovar, Granit Xhaka, në kohën kur disa nga futbollistët kryesorë të ekipit janë të lënduar. Por, për fat të mirë, Granit Xhaka është një lider i vërtetë në Mönchengladbach.

“Krahasuar me vjeshtën e kaluar, Xhaka dukshëm evoluon me besim shumë më të madh. Është e qartë se Graniti ishte një nga protagonistët kryesorë në rritjen e Borussia Mönchengladbach”, ka deklaruar Petkoviq, përcjell albinfo.ch.

Ai ka vlerësuar lart rolin e kapitenit të Granit Xhakës në Mönchengladbach, duke qenë i bindur se mund ta kryejë një rol të tillë edhe në ekipin zviceran.

KKVITI

“Mund të them se Xhaka i ka të gjitha karakteristikat për të qenë kapiten. Ai ka dëshirë ta drejtojë ekipin, por duhet të presim të përfundojnë eliminatoret për Kampionatin Evropian dhe pastaj të shohim”, ka thënë Petkoviq për 20min, transmeton albinfo.ch.

“Por ne gjithashtu mendojmë se ndërkohë ai do të takohet me ekipin, me drejtuesit të cilët janë më të vjetër. Është për mua një shenjë e inteligjencës së tij sociale. Xhaka nuk kërkon konfliktin, por kërkon përgjegjësi”, tha Petkoviq.

Graniti me skuadrën gjermane Borussia Monchengladbach në ndeshjet e fundit ka bartur shiritin e kapitenit, duke u bërë kapiteni më i ri në një skuadër të Bundesligës, me 23 vjet./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.