FITORJA

Granit Xhaka shpallet futbollisti më i mirë i Zvicrës për vitin 2023

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, është shpallur futbollisti më i mirë zviceran për vitin 2023 në një ceremoni që u mbajt sot (e hënë) në qytetin e Bernit.

Për të fituar këtë çmim Xhaka mposhti konkurrencën e Manuel Akanjit që pati gjithashtu një sezon fantastik me Manchester Cityn dhe Zeki Amdounit.

Kjo ishte hera e tretë që Xhaka u shpall futbollisti më i mirë i Zvicrës, teksa për herë të parë këtë çmim e kishte fituar në vitin 2017.

Xhaka si kapiten i përfaqësueses së Zvicrës i udhëhoqi ata drejt kualifikimit në Euro 2024 që do të mbahet në Gjermani gjatë verës.

ARKATANA

Pas marrjes së çmimit Xhaka falenderoi fillimisht gruan e tij, duke thënë se pa përkrahjen e saj do të ishte e pamundur si dhe më pas pati disa fjalë edhe për bashkëlojtarët e tij.

“Pa përkrahjen e gruas sime, që më përkrah shumë, do të ishte e pamundur. Ky është një shpërblim për punën që ne e bëjmë çdo ditë. Jam shumë i lumtur që e kam fituar sërish. Jam fitues sonte dhe do të punoj që të jem sërish këtu pas një viti”, ka thënë Xhaka me të pranuar çmimin.

Ndonëse nuk ishte i pranishëm në ceremoni, Manuel Akanji shfrytëzoi rastin që përmes një videomesazhi ta urojë Xhakën për çmimin e fituar.

“Ti e ke merituar çmimin”, ishin fjalët e mbrojtësit të Cityt në drejtim të Xhakës./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.