UBT

Granit Xhaka rrethohet nga gazetarët serbë, “Blick” zbulon reagimin e tij dhe prapaskenat tjera

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Mediumi prestigjioz “Blick” ka shkruar se Granit Xhaka është rrethuar nga gazetarët serbë, por që sipas mediumit në fjalë, kapiteni i “Helvetikëve” po qëndron i ftohtë.

Mesfushori nga Kosova u shfaq i lumtur në zonën mikse pas fitores kundër Kamerunit në ndeshjen e parë të Kupës së Botës “Katar 2022”, transmeton Gazeta Express.

“Blick” shkroi se disa gazetarë nga Serbia po bënin pyetje për Xhakën, me këtë të fundit që u tha se qëndroi i qetë, vlerësoi forcën e ekipit serb dhe nuk lejoi të provokohet.

Xhaka iu përgjigj pyetjes së tyre rreth ndeshjes me Serbinë, duke thënë: “Ne jemi të gjithë mjaftueshëm profesionistë. Të dyja skuadrat janë këtu për të luajtur futboll dhe për të fituar. Dhe jo për ta kthyer historinë”.

Historia është ajo e 22 qershor të vitit 2018, kur në Kupën e Botës të atij viti të mbajtur në Rusi, Zvicra e mposhti Serbinë me rezultatin 2:1.

Golat e fitores u shënuan nga Xhaka e Shaqiri, të cilët pastaj u shndërruan në personat më të urryer nga serbët – pasi futbollistët nga Kosova festuan duke bërë simbolin kombëtar, shqiponjën, me duar.

ARKATANA

Tutje, në këtë artikull thuhet se Federata e Futbollit e Zvicrës prej javësh ka marrë shumë pyetje nga mediat, veçanërisht nga Serbia dhe Kosova.

“Gazetarët nga Ballkani janë të interesuar. Por, jo për kombëtarën, por për Xhakën dhe Shaqirin. Dy yjet me rrënjë kosovare janë objekt i dëshirës së tyre. Federata bllokon, e etur për të siguruar që të mos ketë ‘deja vu’ në Doha”, shkroi mes tjerash “Blick”, që tutje shkruan se deri më tani gjithçka po shkon mirë, pasi nuk ka ndonjë skandal apo deklarata të pamenduara.

Kujtojmë se Zvicra dhe Serbia do të përballen mesvete më 2 dhjetor, në ndeshjen e tretë dhe të fundit në Grupin G.

Zvicra e nisi me fitore në këtë Kupë të Botës, pasi mposhti Kamerunin me rezultatin 1:0, teksa Serbia u mposht nga Brazili 2:0.

Në xhiron e dytë të fazës së grupeve, Zvicra do të takohet me Brazilin, kurse Serbia me Kamerunin. Të dy këto ndeshje do të zhvillohen më 28 nëntor. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.