Fundamenti

Granit Xhaka në mesin e Top 5 mesfushorëve më të kompletuar në Evropë

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Granit Xhaka është duke e kaluar një sezon fenomenal.Ylli kosovar e mori një vendim të papritur gjatë verës së shkuar duke e lënë Premierligën për Bundesligën.

Sidoqoftë, tash po del se përfaqësuesi zviceran nuk ka gabuar me vendimin e tij për t’iu bashkuar Bayer Leverkusenit.31 vjeçari është bërë figurë kyçe e ekipit të trajnerit Xabi Alonso në një sezon sensacional që po e kalojnë “Farmaceutikët”.

Faqja që merret me statistika të futbollit, “DataMB” e ka futur Xhakën në mesin e Top 5 mesfushorëve më të kompletuar në Evropë.

Në këtë renditje janë llogaritur statistika të ndryshme, përfshirë këtu saktësia e pasimeve, dobia e pasimeve dhe në përgjithësi kontributi në fushën e blertë.

Mobi Casa

Ish-futbollisti i Baselit dhe i Borussia Monchengladbachut i ka grumbulluar 27.91 pikë duke e lënë prapa Toni Kroosin e Real Madridit, i cili e mbyll Top 5-shen.

Top 3 përbëhet nga Rodri, Palacios e Frenkie de Jong.Xhaka i ka zhvilluar 23 ndeshje me Leverkusenin në këtë sezon, ndërsa e ka bërë një asistim./GE

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.