Fundamenti

Granit Xhaka: Mu duk vetja sikur po luaja në Tiranë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Më i vogli mes Xhakajve fitoi duelin e dyfishtë, ndaj Kuqezinjve dhe ndaj vëllait të madh, Taulantit “Për numrin e madh të tifozëve shqiptarë dhe mbështetjen e pandalur, mua mu duk se isha në Tiranë”.

Fitoi duelin e dyfishtë, ndaj Shqipërisë dhe ndaj vëllait të madh, e padyshim gëzimi është mëse legjitim për futbollistin më të shtrenjtë të përfaqësueses zvicerane, Granit Xhaka.

Ky i fundit, i shpallur si lojtari më i mirë i ndeshjes, me tre raste të krijuara dhe të paktën 100 pasime të sakta, ishte sot lideri i kombëtares helvete në fitoren 1-0 ndaj Shqipërisë. Graniti fitoi sfidën me Taulantin, teksa Zvicra triumfoi 1-0 përballë Shqipërisë.

Hidromorava

“Kjo ishte dhurata e parë për këtë europian, fanella e vllait tim, edhe pse kam patur edhe më parë një fanellë të Shqipërisë, atë të Canës, kjo e Taulantit më gëzon edhe më shumë.

Është vërtetë shumë e veçantë dhe e vështirë të luash kundër vëllait, por kur je në fushë të dy jemi angazhuar për të dhënë maksimumin për ekipet tona”, u shpreh Granit Xhaka. Mes Shqipërisë dhe Zvicrës ka qenë e ndarë edhe familja Xhaka në tribunë.

“Mendoj se nëse Shqipëria do të luajë kështu, sidomos si bëri në pjesën e dytë, atëherë ka shanse të ecë më mirë, pasi me dhjetë futbollistë është e vështirë të bësh më shumë. Për numrin e madh të tifozëve shqiptarë dhe mbështetjen e pandalur, mua mu duk se isha në Tiranë”, përfundoi futbollisti i Zvicrës, Granit Xhaka.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.