FIDANISHTJA

Granit Xhaka kushton 20 milionë euro

/ 1 minutë lexim
United Hospital

Për shumë revista të futbollit Granit Xhaka ishte një nga mesfushorët më të mirë në bundësligën gjermane për sezonin e kaluar.

Me lojërat e tij mbresëlënëse dhe me një sezon fantastik, ai së bashku më ekipin Mönchengladbach arritën të zënë vendin e tretë në bundësligën gjermane, raporton “20 Minuten”, përcjell albinfo.ch.

Paraqitjet fantastike në fushë kanë bërë që vlera e Granitit të rritet 100 %.

Vlera aktuale e tij është plot 20 milionë euro. Kështu e ka vlerësuar portali “Transfermarkt” 22-vjeçarin nga Kosova.

Mobi Casa

Në krahasim me verën e vitit 2014, kur vlera e tij ishte 10 milionë euro, tani ekipi që dëshiron ta këtë në klub Granit Xhakën duhet të paguajë hiq më pak se 20 milionë euro.

Kur merret parasysh kjo vlerë, atëherë është më se normale që edhe Mönchengladbach nuk dëshiron ta lëshojë lehtë Xhakën të ikë nga klubi, njofton albinfo.ch.

Për përfaqësuesin zviceran, gjatë këtij afati kalimtar kanë shprehur dëshirë për ta blerë klube të njohura, ndër to edhe kampioni i Gjermanisë, Bayern Munchen.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.