Granit Xhaka ka një kërkesë për ndeshjen kundër Serbisë
Granit Xhaka ka kërkuar nga vëllai i tij, Taulanti, që të mos ndikohet nga barra e madhe e ndeshjes kundër Serbisë, dhe t’i bëjë krenarë shqiptarët.Granit Xhaka ka një këshillë për vëllain e tij, Taulantin, para ndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë, në Elbasan Arena të enjten.
Ai ka kërkuar nga Taulanti, që të mos ndikohet nga barra e madhe e ndeshjes kundër Serbisë, dhe t’i bëjë krenarë shqiptarët.
“Graniti më tha që të mos ndikohem nga ndeshja dhe të luaj ashtu siç bëj gjithmonë. Madje, më kërkoi “luaj më mirë dhe na bëj krenarë të gjithë shqiptarët kudo që janë”, deklaroi Taulanti për “Panorama Sport”.


