RCCOLA

Granit Xhaka insiston: Arsenali ende e do Ligën e Kampionëve

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Ylli i Arsenalit, kosovari Granit Xhaka ka insistuar se skuadra e tij ende ka mundësi që të kualifikohet në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Skuadra e Unai Emery është dëmtuar shumë me humbjen si mysafirë herën e fundit në Premier Ligë kundër West Ham, kurse tani Gunners janë gjashtë pikë pas Chelsea që është në vendin e katër, kundër së cilës skuadër do të përballen sonte në Emirates.

Arsenali mund ta shkurtojë epërsinë e skuadrës ë Maurizio Sarrit, kurse Xhaka thotë se ambiciet e tij dhe skuadrës për këtë sezon janë liga e Kampionëve.

“Për mua, kualifikimi në Ligë të Kampionëve, fitimi i trofeve dhe përparimi i Arsenalit si një forcë dhe skuadër e madhe është parësore-e di që edhe shokët e mi të skuadrës mendojnë njëjtë”, ka thënë Xhaka në një intervistë për FOX Sports Radio, transmeton GazetaExpress.

Xhaka është paraqitur të gjitha ndeshjet e Premier Ligës, përjashto një të tillë këtë sezon, kurse është njëri prej mesfushorëve që ka qenë pjesë e çdo formacioni të Arsenalit nën urdhrat e Emery.

26 vjeçari ka nënshkruar kontratë afat gjatë me Arsenalin pasi është emëruar Emery si trajn dhe Xhaka e ka lavdëruar progresin e skuadrës së tij deri tani nën urdhrat e spanjollit.

Eco Higjiena

“Jam shumë i kënaqur të shoh se si tërë ajo punë e madhe që ne bëjmë, me sesione ekstra të stërvitjeve ka filluar që të shpaguhet”, ka shtuar Xhaka, transmeton GazetaExpress.

Granit Xhaka has now made more errors leading to goals in the Premier League (5) than any other outfield player since the start of last season.

“Ne kemi bërë një progres solid këta muaj, si skuadër e po ashtu edhe si lojtarë individual të cilët e mbajnë lart nivelin dhe besimin në klub”.

“Duke ditur se ne kemi edhe shumë talent të rinj të cilët mund të garojnë në Europa Ligë është një shtysë për skuadrën tonë e cila na jep avantazh shtesë”.

“Ne, definitivisht jemi në rrugën e duhur dhe ne do të vazhdojmë punën për ti arritur objektivat tona”.

Xhaka, ishte pak a shumë fajtor pasi që nuk e pastroj mirë zonën dhe Declan Rice shënoi gol duke e thelluar formën e dobët të Arsenalit ndeshjet e fundit, por zvicerani duket se edhe sot do të startojë kundër Chelsea, ku Gunners do të synojnë të fitojnë dhe të hynë përsëri në garë për top 4. /GazetaExpress/