Granit Xhaka i këndon flamurit shqiptar që u lëshua në stadiumin e Beogradit
Granit Xhaka edhe pse ka zgjedhur të përfaqësoj Zvicrën në futboll, mbetet ndër futbollistët më patriotë me prejardhje nga Kosova.
Mesfushori që aktivizohet te Borussia Monchengladbach, ka publikuar një video në rrjetet sociale, duke e argëtuar me këngë shqipe, këngë që i dedikohet flamurit shqiptar të 14 tetorit që u lëshua në stadiumin e Beogradit, në ndeshjen Serbi – Shqipëri.
Xhaka në këtë video, shfaqet duke kënduar pjesën e këngës u i dedikohet vëllait të tij, Taulantit, që ka zgjedhur të përfaqësoj Shqipërinë.
Atë natë në Beograd, Xhaka tregoi heroizëm të madh, në mbrojtjen e simbolit kombëtar.
“Stadiumit i dul flaka, mbrojnë flamurin Lila e Xhaka”, është pjesa që e këndon Granit Xhaka, i cili më vëllanë e tij Taulantin, mund të takohet në Euro 2016 në Francë, pasi që të dy, kanë siguruar pjesëmarrjen në këtë eveniment të madh të futbollit./Indeksonline/


