ARKATANA

Granit Xhaka: Ftohtë? Po çfarë ftohti bre!

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Duket se Granit Xhaka s’u mërdhi në një natë të ftohtë me borë të dendur në Hawthorns, në fitoren e Arsenalit kundër West Bromit.

Mesfushori shqiptar i Arsenalit Xhaka është i lumtur me mënyrën sesi e ka nisur vitin e ri 2021, raporton Gazeta Express.

Topçinjtë e patën një periudhë të shkëlqyer festive, pasi fitoret kundër Chelseat dhe Brightonit e shukatën temën e betejës së mbijetesës në Premierligë për Arsenalin.

Dhe tani pas fitores 4:0 kundër West Bromit të shtunën, Arsenali është ngjitur në pozitën e 11-të në renditjen tabelore dhe është vetëm gjashtë pikë larg vendit të tretë.

Në një natë me borë në Haëthorns, Kieren Tierney, Bukayo Saka shënuan nga një herë dhe Alexandre Lacazette dy herë për triumfin mbresëlënës të skuadrës së Artetës.

FIDANISHTJA

Xhaka, i cili luajti 90 minuta të plotë dhe ishte ndër meritorët që Arsenali nuk pranoi gol as këtë ndeshje, është shprehur i lumtur për mënyrën sesi e ka nisur vitin e ri.

“Ftohtë, çfarë ftohti?! E nisëm vitin tamam siç duhet”, shkroi Xhaka në Instagram.

Kapiteni i Kombëtares së Zvicrës i ka zhvilluar 13 ndeshje deri tani këtë sezon në Premierligë.

Pas një kohë të vështirë dhe plot kritika për kartonin e kuq kundër Southamptonit në fillim të dhjetorit, si pasojë e të cilit edhe mungoi një ndeshje, Xhaka është rikthyer fuqishëm.

Ai shënoi në fitoren kundër Chelseat dhe më pas luajti rol kyç në dy fitoret e Arsenalit pa pësuar gol në dy ndeshjet e fundit. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.