Mobi Casa

Granit Xhaka e do një titull

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Borussia Monchengladbach vazhdon të mbetet në garë për të gjithë trofet e mundshëm, kurse Granit Xhaka ëndërron që të paktën në vitin e tij të tretë me gjermanët të fitojë një trofe.

Në një intervistë për mediat gjermane ai ka treguar synimet e tij me skuadrën e Lucien Favre.

ARKATANA

“Kemi luajtur mirë në pjesën e parë kampionatit si unë ashtu edhe ekipi. Na mbetet të shihet se si do të lujmë në pjesën e dytë. Ne jemi mirë në Bundesligë, në Kupë të Gjermanisë dhe Ligën e Evropës. Do të doja që njërin trofe ta fitonim”, ka thënë ylli kosovar, transmeton Tribuna.

Atij i është ofruar kontratë e re nga gjermanët, pasi ajo e tanishmja i skadon në vitin 2016.