FITORJA

“Granit Xhaka, ai është në krye të ligës suaj”, tifozët e Arsenalit e ngucin Harry Kanen

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Tifozët e Arsenalit nuk e harrojnë asnjëherë Granit Xhakën për kontributin që ai e kishte dhënë në “Emirates Stadium”.

E tash, derisa yllit kosovar po i ecin punët mjaft mirë tek Bayer Leverkuseni, me të cilin është lider në Bundesligë dhe shumë afër titullit të kampionit, tifozët e “Gunners” e shfrytëzuan këtë fakt për ta ngacmuar Harry Kanen, shkruan “Gazeta Express”.

Mbrëmë, derisa ish-sulmuesi i Tottenhamit, rival i përbetuar me “Topçinjtë”, ishte duke dhënë intervistë pas ndeshjes Arsenal – Bayern Munich, tifozët e klubit londinez i kënduan me thumbim atij.

Fundamenti

Kane u bë pjesë e gjigantit bavarez në verën e kaluar, por, si për ironi të fatit, ka mndësi që edhe këtë sezon ta mbyll pa trofe (veç nëse e fiton Championsin), njëjtë siç i kishte ndodhur gjatë eksperiencës tek Hotspur.

“Granit Xhaka, ai është në krye të ligës suaj”, kanë kënduar disa tifozë anglezë në drejtim të Kanet.

Arsenali dhe Bayerni barazuan 2:2 në Londër në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ndërsa përfaqësuesi anglez e shënoi njërin nga dy golat e gjigantit bavarez. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.