KKVITI

Gramoz Nokshiqi zbulon planin “për vrasjen e Mimoza Kusari-Lilës”

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Gramoz Nokshiqi pretendon se ka kërkuar punë krahu, por i është ofruar vrasja e dy personave në këmbim të pagesës prej 330 mijë eurosh. Këtë detyrë ka thënë se e ka refuzuar, ani se shuma e premtuar si kundërvlerë për këto dy vrasje ishte e majme.

30 mijë euro thotë se i ishin premtuar për vrasjen e një burri që nuk ia di emrin, dhe 300 mijë euro për vrasjen e kryetares së Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila. Për vrasjen e Prenk Radit, të cilit nuk ia di emrin, ka thënë se e ka ruajtur disa ditë për ta vrarë, derisa për Mimoza Kusari-Lilën nuk ka ndërmarrë asnjë veprim, shkruan sot “Koha Ditore”.

UBT

Shtetasi i Shqipërisë ka bërë një kallëzim në Komisariatin e Tropojës, ku ka rrëfyer “historinë e përgatitjes së këtyre dy vrasjeve” të mbetura në tentativë. Këto vrasje dyshohet se i ka porositur Mikel Qupi, një nëpunës civil nga një fshat i Gjakovës, i arrestuar disa ditë më parë..

http://koha.net/?id=27&l=80243

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.