Eko Higjiena

‘Grammy Awards’ diskriminon Bebe Rexhën, artistja shqiptare nuk fiton çmimin për të cilin ishte nominuar

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka dalë edhe një herë e diskriminuar nga mbrëmja më e madhe vjetore e ndarjes së çmimeve të muzikës, “Grammy Awards 2023”.

Kjo pasi ajo nuk arriti të fitonte çmimin e vetëm për të cilin kishte arritur të nominohej këtë vit.

Rexha ishte nominuar në kategorinë “Kënga më e mirë ritmike/elektronike” për bashkëpunimin e saj shumë të suksesshëm “I’m Good (Blue)” me DJ David Guettan.

Në nominim ishin edhe këngët: “Rosewood” nga Bonobo, “Don’t Forget My Love’ nga Diplo dhe Miguel, “Intimidated” nga Kaytranada dhe HER, “On My Knees” nga Rufus du sol, dhe “Break my soul” nga Beyonce – ku kjo e fundit u shpall fituese.

Diva e muzikës botërore, Beyonce, as nuk ishte prezente në ceremoni për ta tërhequr trofeun e çmimit në fjalë.

Bebe Rexha në ‘Grammy Awards 2023’ (Foto: Allen J. Schaben / Los Angeles Times via Getty Images)

Uji Dea

Në anën tjetër, fansat e këngëtares shqiptare kanë ngelur të dëshpëruar, pasi kënga “I’m Good (Blue)” ishte njëra ndër pretendentet më të forta për ta fituar këtë çmim sivjet.

Kënga e Bebe Rexhës ka mbi 110 milionë klikime në YouTube, ndryshe nga sa ka “Break My Soul” e Beyoncet (vetëm 36 milionë).

“I’m Good (Blue)” ka gjithashtu mbi 666 milionë dëgjime në Spotify, ndryshe sa ka Beyonce në këtë platformë – vetëm afro 280 milionë.

Kjo nuk është hera e parë që i bëhet ‘padrejtësi’ artistes shqiptare në ‘Grammys’, pasi një situatë e ngjashme i kishte ndodhur edhe në vitin 2019, kur ajo kishte marrë dy nominimet e para në karrierën e saj.

Bebe Rexha kishte humbur në kategorinë “Performanca më e mirë duo/grup e zhanrit country”, ani pse ishte nominuar me këngën e saj shumë të suksesshme të atij viti, “Meant To Be”, e cila ka mbi një miliard klikime në YouTube dhe mbi një miliard dëgjime në Spotify.

Çmimi kishte shkuar në duart e dyshes Dan and Shay, për këngën e tyre “Tequila”, e cila ka jo më shumë se 150 milionë klikime në YouTube dhe afro 520 milionë dëgjime në Spotify. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.