Grafite kohe
l – Ruana Zot nga një Mars i Zi, se n’ paçim mbetë me u ruejt vet, na ka rrue sërish ai Dreq, si mos më keq …
( 24 janar 2015 )
2.
Pranverat e parakohshme
që të djegin me brymë
e të lënë pa lule e bimë
kurrë mos i gëzofsh
Kosovë …
( 24 janar 2015 )
3.
Aq shumë është i ngarkuar prej mallkimeve
sa çdo shkarkim eventual prej tyre
Vetëm mund t’ ia lehtësojë shpirtin
Lereni Jezitin të shembet përngadalë
Dënim më të rëndë
as ne s’ do t’i kishim dhënë
( 26 janar 2015 )
4.
Dimër është edhe nëse ikë Arbaini
herë butë herë egër bluan Hamsimi
Në paradhomë lëre gunën
se e Martja nuk e lanë të Shtunën
Dru e jo Fjalë sillmë për Stufën
( 27 janar 2015 )
Sabit Rrustemi


