UBT

Grabovci:Do t’i bëjmë votat për Arsim Bajramin

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci, thotë se Blloku po bënë lojëra. Ai ka bërë me dije se kërkesa për shtyrje të seancës ka ardhur nga partneri i tyre i koalicionit, Lista Serbe.

Grabovci ka deklaruar për “Epokën e re” se koalicionit paszgjedhor nuk po i bie tamam asgjë.

“Çdo ditë po bëhet edhe më e qartë se koalicionit të bllokut asgjë nuk po i bie tamam. Ata kanë deklaruar se janë në koalicion me Listën Serbe dhe se i kanë harmonizuar të gjitha qëndrimet e tyre. Ndërsa kërkesa për shtyrje të seancës ka ardhur nga një subjekt politik që i ka pasur qëndrimet e harmonizuara me bllokun”, ka thënë Grabovci.

Mobi Casa

Ai ka deklaruar se lojërat me shtyrje të seancës është i duke bërë koalicioni paszgjedhor. “Kërkesën për shtyrje të seancës nuk e ka bërë PDK-ja, por një aleat i bllokut. Ne kemi deklaruar edhe më herët se kemi qenë të gatshëm që seanca të mbahet të premten. Unë dyshoj se këto lojëra është duke i luajtur blloku, i cili po vazhdon ta bllokojë jetën e qytetarëve të vendit”, ka thënë Grabovci.

Ish-shefi i grupit parlamentar të PDK-së ka shtuar se kjo parti i kishte bërë të gjitha përgatitjet që në seancën e së premtes ta zgjedhë kryetarin e Kuvendit nga radhët e saj, kryesinë e këtij institucioni dhe të vazhdojë me procedurat e mëtutjeshme edhe për formimin e Qeverisë.

Grabovci ka bërë me dije se ka pasur komunikimin të vazhdueshëm me pjesën dërrmuese të deputetëve dhe, sipas tij, të gjithë ata kanë shprehur vullnetin e tyre ta tejkalojnë këtë ngërç politik. “Ne kemi pasur komunikim të vazhdueshëm dhe intensiv me të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës, pra me pjesën më të madhe të 120 deputetëve që ka Kuvendi i Kosovës. Kuptohet se PDK-ja është partia e parë, ka 37 deputetë dhe e ka marrë besimin e qytetarëve të Kosovës. Ne do ta vazhdojmë realizimin e vullnetit të qytetarëve të vendit në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, Rregulloren e Punës së Kuvendit dhe në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, është shprehur Grabovci.