Fundamenti

Grabovci&Co i bien pishman

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Zëvendëskryeministri në dorëheqje, Hajredin Kuçi deri në fund të kësaj jave do të rrijë në “ethe” nëse shefi i tij, kryeministri Hashim Thaçi do ta pranojë apo jo dorëheqjen.

Kjo për faktin se Kodi Penal bashkë me nenet 37 dhe 38 ka gjasë që të rikthehet në Kuvend për rivotim qysh në seancën e radhës që pritet të mbahet në fund të kësaj jave.

Kodi mund të rikthehet nëse Kryesia e Kuvendit miraton iniciativën e Grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, që për shkak të parregullsive, nenet e shumëpërfolura të riformulohen.

Fundamenti

“Nëse do të mbahet mbledhja e rregullt e Kryesisë së Kuvendit dhe pritet që të dorëzohet kërkesa e Grupit parlamentar të PDK-së nga shefi i grupit, Adem Grabovci për riformulimin e neneve, kërkesë e cila ka qenë edhe në seancën e kaluar”, ka sqaruar një zyrtar i lartë i afërt me këtë proces.

Mbi këtë arsyetim, sipas të njëjtit, Kryesia ka bazë ligjore që të rikthejë në Kuvend Projekt-Kodin Penal. “Ky propozim i PDK-së, sipas të gjitha gjasave, do të dalë për votim dhe si i tillë nuk do të kalojë për shkak se shumica e deputetëve janë të pajtimit që këto nene të hiqen në tërësi e jo të riformulohen.
Edhe pse kjo kërkesë e PDK-së nuk do të miratohet, është obligim ligjor që Kodi të kthehet në rivotim dhe si i tillë të miratohet pa këto nene”, ka sqaruar më tutje ky zyrtar.(Zeri)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.