Mobi Casa

Grabovci: Votat e sigurta për president

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Hashim Thaçi duket se ende nuk e di nëse tetëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës do ta festojë si president apo do të presë që kjo festë të kryhet, në mënyrë që ai të votohet në Kuvend për të parin e Shtetit. Sipas zyrtarëve të Partisë Demokratike të Kosovës, zgjedhja e Thaçit në krye të shtetit mund të bëhet nesër ose pasnesër, por kjo mund të bëhet edhe pas shënimit të tetëvjetorit të Pavarësisë.

Për nënkryetarin e PDK-së, Adem Grabovci, shefi i tij në parti do të jetë president brenda muajit shkurt. “Ne do t’i respektojmë të gjitha procedurat, mirëpo e drejta e deputetëve, 40 deputetë, nëse ata shprehin dëshirën dhe janë insistues ata kanë të drejtë në çdo kohë të kërkojnë seancë të jashtëzakonshme. Prandaj, nuk përjashtohet mundësia që do të mblidhet seanca para ose prapa 17 shkurtit. Por ajo që është shumë me rëndësi është se president do të kemi në përputhje me të gjitha afatet ligjore. Pra, deri në fund të muajit shkurt do ta kemi presidentin e ri”, ka thënë Grabovci në një bisedë për “Zërin”. Por, edhe pse partnerët e koalicionit ende s’e kanë përcaktuar ditën kur do të mbahet seanca për zgjedhjen e presidentit, Grabovci thotë se për ta shumë më e rëndësishme është që zgjedhja e presidentit të bëhet në përputhje me Kushtetutën, të gjitha ligjet dhe duke respektuar të gjitha procedurat dhe këshillat e marra nga partnerët ndërkombëtarë. “Gjithsesi, duke respektuar edhe këshillat, edhe sugjerimet e partnerëve tanë të cilët sugjerojnë që të kemi qetësi, të ketë një transparencë të plotë dhe thjesht zgjedhja e presidentit të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe kështu edhe do të ndodhë”, ka thënë Grabovci, i cili thekson se janë të interesuar dhe do t’i respektojnë afatet, por nuk do të lejojnë që të kenë ndonjë vakum institucional.

Mobi Casa

Shefi i deputetëve të PDK-së ka folur edhe për respektimin e marrëveshjes me partnerët në koalicion, duke thënë se do ta respektojnë edhe më tutje ashtu siç e kanë respektuar deri më tani./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.