Uji Dea

Grabovci: U sakrifikuam për shtet

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Adem Grabovci, ka thënë se kjo parti ka sakrifikuar për të mirën e shtetit, duke ia lënë postin e kryeministrit LDK-së.

Në këtë intervistë për “Epokën e re”, Grabovci ka thënë se PDK-ja ka menduar për shtet e jo për privilegje.

“Ky koalicion është bërë për shtetin, me qëllim të marrjes së përgjegjësive, të krijimit të një stabiliteti politik dhe mundësisë së një vendimmarrje sa më të sigurt. Kjo për ne ka qenë e rëndësishme”, është shprehur Grabovci.

Në këtë kontekst, ai ka kërkuar edhe mirëkuptimin e elektoratit dhe anëtarësisë së PDK-së.

Mobi Casa

“I bëj thirrje elektoratit të PDK-së t’u besojë strukturave drejtuese të partisë, vendimeve të kryetarit Thaçi, sepse çdo vendim është bërë në përputhje me interesat e qytetarëve dhe shtetit. Gjithmonë do të jemi pranë elektoratit tonë. PDK-ja mburret me elektoratit që ka, i cili gjatë gjithë këtyre viteve na ka qëndruar besnik”, ka deklaruar Grabovci, duke shtuar se udhëheqja e partisë do ta nisë komunikimin me elektoratin dhe do t’ua japim sqarimet në raport me koalicionin që kanë arritur me LDK-në.

“Ne kemi vlerësuar se procesi nëpër të cilin po kalon Kosova ka nevojë për mobilizimin dhe angazhimin e të gjithëve”, ka deklaruar ai.

Grabovci ka bërë me dije se ka qenë interes i shtetit që vendi të ketë një koalicion të madh për t’i çuar përpara proceset dhe beson në jetëgjatësinë e koalicionit PDK-LDK. Grabovci nuk ka dashur të lëshohet në kritikat që i ka dhënë akademik Rexhep Qosja për liderin e PDK-së, për të cilin ka thënë se ia ka dhënë dhuratë Isa Mustafës postin e kryeministrit.

“E vlerësoj shumë lart z. Qosja si profesor dhe akademik. Po ashtu, e vlerësoj lart akademik Qosjen për kontributin që ka dhënë për Kosovën dhe për kontributin që ka dhënë në shkencë dhe letërsi”, ka thënë Grabovci. /Telegrafi/