Hidromorava

Grabovci: Të gjithë e dinë ku është faji për ngërçin

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Partitë politike do të duhej të alarmoheshin nga deklaratat e fundit të Zyrës së Presidencës. Shqetësuese për këto parti do të duhej të ishin edhe anulimi i vizitave nga e para e shtetit për shkak të krizës politike. As deklaratat e ambasadorëve të shteteve kryesore se duhet lënë mënjanë inatet dhe duhet gjetur zgjidhja për tejkalimin e bllokadës, nuk po ndikojnë që partitë politike të reflektojnë në qëndrimet e tyre.

Të dy blloqet po ia hedhin topin njëra-tjetrës dhe po ia atribuojnë njëra-tjetrës bllokadën institucionale. Për Adem Grabovcin, nga Partia Demokratike e Kosovës, kjo bllokadë po ndodh për fajin e liderëve të opozitës dhe se vendi ka ardhur në situatën që sipas tij, është bllokimi i shtetit.

Mobi Casa

“Mund të them se sa i përket PDK-së, ajo është angazhuar dhe ka dhënë maksimumin për zhbllokimin e situatës dhe po të ishte varur nga vullneti i PDK-së, nuk do të kishte ndodhur fare bllokada. Mirëpo, pa fajin e PDK-së ka ardhur deri te një situatë e tillë”, ka thënë Grabovci për Tribunën. “Tashmë e kanë konstatuar edhe qytetarët edhe institucionet dhe e gjithë bota demokratike të cilët janë të interesuar të na ndihmojnë në funksionalizimin e shtetit, tashmë e kanë të qartë se ku është faji”, ka shtuar ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.