Uji Dea

Grabovci: Specialja moti diskutohet dhe kjo çështje duhet të mbyllet

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, në emisionin Info Magazine të Klan Kosovës ka folur për vendimin që Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka marrë për rikthimin e votimit të Gjykatës Speciale për krime të luftës. Ai ka deklaruar se nuk ka asgjë të jashtëligjshme sa i përket riprocedimit të Speciales.
“Zyra ligjore e qeverisë ka dhënë interpretimin ligjor dhe ka konstatuar se Gjykata Speciale mund të procedohet sërish në parlament. Po ashtu edhe zyra ligjore e Kuvendit të Kosovës ka dhënë interpretimin e vet. Gjykata Speciale nuk është duke u diskutuar këtë vit apo që disa muaj, por me vite të tëra. Duhet ta pranojmë se vitin e kaluar kjo çështje ka marrë besimin e shumicës së deputetëve. Është një e padrejtë që po iu bëhet qytetarëve të Kosovës por duhet të pajtohemi me realitetin. Kjo çështje duhet të mbyllet”.

Grabovci ka thënë se deputetët e PDK-së me debat u bindën që ta përkrahin me votën e tyre themelimin e Dhomave Speciale për gjykimin e krimeve të luftës, duke mos përmendur emra se cilët ishin ata që ndërruan qëndrim.

“Deputetët e PDK-së do ta votojnë Specialen. Do të jemi unikë në votën tonë. Deputetët nuk janë shantazhuar dhe nuk janë paralajmëruar për sanksionime por kanë debatuar dhe janë bindur që ta përkrahin themelimin e Dhomave Speciale. Nëse dikush e quan shantazhim, sqarimin dhe debatin, atëherë nuk e di më se cilat janë vlerat e demokracisë. Ne kemi debatuar për Gjykatën Speciale në PDK. Askush nuk u shantazhua”, shtoi ai..

GRANDEMALL

Ndërsa, opozitarja Donika Kadaj-Bujupi në një lidhje direkte gjatë emisionit ka thënë se tashmë Parlamenti ka marrë vendimin e tij, dhe se kontestimi i tij do të thotë cenim i kompetencave të këtij institucioni ligjvënës.

Pas kësaj deklarate të deputetes, Grabovci ka deklaruar se tashmë e di pozicionin e opozitës kundrejt Gjykatës Speciale dhe është në rregull me atë fakt.

“Tashmë dihet qëndrimi i opozitës dhe unë e respektoj atë. I arsyetoj deputetët të cilët kanë hezituar dhe hezitojnë për Specialen për shkak se është një çështje shumë e koklavitur. Ne jemi të bindur se përfundimi i këtij procesi do t’i hapë perspektivë vendit tonë”, ka përfunduar Grabovci. /Klan Kosova/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.