Grabovci: Shpresoj në vendim dobiprurës më 3 gusht

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci ka thënë pwr zeri.info, se për këtë parti është e rëndësishme që të zhbllokohet situata për çështjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi. Ndërsa mundësi të mirë për këtë ai e vlerëson tryezën e 3 gushtit që do të mbahet në Kuvendin e Kosovës.
Grabovci në një prononcim për “Zërin” ka thënë se pret që në këtë tryezë të merret një vendim i përbashkët për ta caktuar një seancë në të cilën do të merrej vendimi për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.
“Për ne ka rëndësi të madhe zhbllokimi i situatës…. Do të kërkojmë që qytetarëve, shoqërisë civile dhe partive politike ashtu si edhe ekspertëve të pavarur t’iu krijohet mundësia që t’i japin argumentet e tyre dhe pastaj të marrim një vendim të përbashkët dhe sa më parë ta caktojmë një seancë e cila do ta sjellë një vendim të drejtë… Shpresoj që do të jetë vendim dobiprurës”, ka deklaruar Grabovci. /ZËRI