RCCOLA

Grabovci: S’e përjashtojmë VV-në, nëse korrigjohen në mendime e veprime

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Adem Grabovci, nuk e ka përjashtuar mundësinë e bashkëpunimit edhe me Lëvizjen Vetëvendosje në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit dhe në ato nacionalet të cilat pritet të mbahen vitin e ardhshëm, mirëpo ka thënë se kjo lëvizje duhet ta korrigjojë veten.

“Vetëvendosje ka nevojë të korrigjohet në mendime dhe veprime. Kjo lëvizje duhet të jetë sa më e arsyeshme në mënyrë që t’u shërbejë qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Grabovci për Epoka e Re.

Eco Higjiena

Pavarësisht kësaj, Grabovci ka shprehur optimizëm se PDK-ja do të jetë partia e parë në Kosovë.

“Qysh tash mund të them se PDK-ja do të jetë fituese e zgjedhjeve lokale dhe parlamentare”, ka deklaruar Grabovci. /Telegrafi/