United Hospital

Grabovci: PDK gjithmonë e gatshme të shkojë në zgjedhje

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, i ftuar në emisionin “Rrokum Roll’ me Fidan Jupollin, në Televizionin Rrokum, ka thënë se deputetet e Kuvendit do ta vlerësojnë se cili është interesi i shtetit për Gjykatën Speciale.

Grabovci ka theksuar se e kupton opozitën, “por Kosova ka nevojë të ketë partnerë dhe miq ndërkombëtar, prandaj duhet ec mbi këtë rrugë”.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së ka theksuar se Kosova ka nevojë për një forcë mbrojtëse, duke shtuar se Ushtria e Kosovës ka me qenë për të gjithë qytetarët e saj, transmeton Telegrafi.

Mobi Casa

Ai ka thënë se Ligji shumë shpejt do të vijë në Kuvend dhe do të miratohet . “Kosova nuk guxon të bëjë kompromis për ushtrinë e Kosovës”, tha Grabovci, duke shtuar se çdo tentativë tjetër e Beogradit do të kundërshtohet në të gjitha format.

I pyetur për mundësinë eventuale të shkuarjes së vendit në zgjedhje të parakohshme, Grabovci ka thënë se partia e tij është e gatshme kurdo që të shkojë në zgjedhje. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.