KKVITI

Grabovci: Opozita nuk është e gatshme për zgjedhje të reja

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci vlerëson se opozita nuk është e përgatitur për zgjedhje të parakohshme. Ai beson se nuk është në interesin e opozitës me dëmtu vetveten.

“Të gjithë e dimë se nëse shkojmë në zgjedhje, opozita do të dalë më e dobët. Prandaj nuk besoj që është e interesuar me dëmtu vetveten”, ka thënë Grabovci për Gazetën Tribuna.

Mobi Casa

I pyetur nëse PDK është e gatshme për zgjedhje të parakohshme, Grabovci thotë se partia e drejtuar nga Hashim Thaçi nuk i frikësohet zgjedhjeve të parakohshme.

Sipas tij, PDK nuk i është frikësuar asnjëherë daljes për të kërkuar votëbesimin e qytetarëve.