FITORJA

Grabovci: Ne nuk jemi linçues

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Deputeti i PDK-së, Adem Grabovci duke komentuar vendosmërinë e bllokut opozitar, LDK, AAK, Nisma për të refuzuar çfarëdo bashkëpunimi me PDK-në ka thënë se demokracia funksionon mbi parimin e debatit dhe jo të përjashtimit, gjë të cilën sipas tij po e bëjnë LDK, AAK e Nisma.

“Alfa dhe omega e demokracisë është debati, aty ku nuk ka debat nuk ka demokraci dhe emërtimin e dini ju dhe çdo qytetarë i Kosovës, PDK-ja nuk udhëhiqet nga logjika e përjashtimit të askujt, nga linqimi i askujt, por nga logjika e debatit dhe e bashkëpunimit”, ka thënë Grabovci për gazetën “Zëri”.

FITORJA

Ai më tej ka shtuars se shqetësimi dhe angazhimi i PDK-së është se si të ndërtojnë institucione kredibile të fuqishme, të cilat do të jenë në gjendje të marrin vendimet e duhura. Grabovci ka thënë se deputetët në Kuvend do të votojnë për zhbllokimin e jetës së qytetarëve të Kosovës.

“Ne kemi besim tek përfaqësuesit e popullit se ata do ta orientojnë votën e vet në përputhje me besimin e qytetarëve dhe besimi i qytetarëve u është dhënë për të zhbllokuar jetën dhe për krijimin e një jetë më të mirë për qytetarët, e jo për të bllokuar jetën e qytetarëve”, ka deklaruar Grabovci.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.