UBT

Grabovci, mbiemri i njohur për skandale

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Asnjëherë nuk është sqaruar se si ndodhi plagosja apo vetëplagosja e bashkëshortes së Adem Grabovcit në mbrëmjen e 28 majit 2012. Edhe pse Policia tërthorazi e konfirmon se rastin e ka përcjellë në prokurori, në organin e akuzës nuk dinë se çfarë ka ndodhur me këtë rast.

Burime të Tribunës nga Prokuroria Themelore në Prishtinë thonë se janë të bindur se rasti i plagosjes apo vetëplagosjes së Kumrije Grabovcit, nuk është hetuar ndonjëherë.

Interesimi i zyrtarëve të organit të akuzës për këtë rast, ka rinisur pas interesimit të Tribunës. Ky rast ka ndodhur më 28 maj 2012, pak para mesnate, kur nga kati i pestë i një ndërtese në rrugën “Rrustem Statovci” u dëgjua një krismë arme.

Uji Dea

Nga plumbi që doli, e më vonë zyrtarisht u deklarua se është pistoletë, u plagos Kumrije Grabovci. Ajo është bashkëshortja e shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, deputetit Adem Grabovci.

Gruaja e deputetit shpëtoi nga vdekja, por asnjëherë nuk u sqarua me version zyrtar se cili ishte shkaku që një shtetase plagoset apo vetëplagoset në banesën e vet (Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.