Uji Dea

Grabovci: Kufiri me Malin e Zi është zhvendosur pesë kilometra në brendi të Kosovës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci, e pranon që Marrëveshja për Demarkacionin, mes Kosovës dhe Malit të Zi, e lidhur në gusht të vitit të shkuar nuk është në rregull.

Duke folur për Info Box të RTV Dukagjinit, Grabovci tha se historikisht kufiri ka qenë te Kulla e Zhlepit, kurse me versionin aktual të cilin e ka nxjerr Komisioni shtetëror për shënjimin e vijës kufitare, ai zhvendoset pesë kilometra në brendi të Kosovës.

“E di ku ka qenë zona kufitare edhe në kohën e luftës ku kemi has. Zona e mëhershme kufitare është në shpërpushje me versionin e Murat Mehës. Historikisht dihet se kufiri ka qenë në Kullë dhe diku pesë apo gjashte kilometra është tërhequr prapa në brendi të Kosovës”, ka thënë Grabovci, transmeton Telegrafi.

Hidromorava

Grabovci pohoi se në kohën sa ishte zëvendësministër në Ministrinë e Transportit, kompanitë e kontraktuara vendore kanë bërë mirëmbajtjen e rrugës deri në Kullë.

Deputeti që vjen nga rajoni i Dukagjinit, nuk e ka përjashtuar mundësinë që çështja e Demarkacionit të shkojë në Gjykatën e Arbitrazhit, apo edhe të rinegociohet me shtetin malazez, nëse ka fakte që dëshmojnë se Kosova me vijën e re kufitare humb 8 mijë hektarë tokë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.