Uji Dea

Grabovci i sheh normale thirrjet e opozitës për rrëzimin e Qeverisë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Qeveria e Kosovës nuk po brengoset fort nga paralajmërimi i protestës së opozitës më 9 janar, në të cilën opozita do të kërkojë rrëzimin e Qeverisë Mustafa. Sipas përfaqësuesve të partive në pushtet, PDK-së dhe LDK-së, koalicioni qeverisës po ecën mirë dhe është shumë stabil. Ata thonë se nuk frikësohen nga deklaratat e zyrtarëve të opozitës se më 9 janar do të jetë fundi i qeverisjes së Isa Mustafës.

Tashmë opozita po përgatitet në mënyrë intensive që më 9 janar të organizojnë një protestë masive, me pjesëmarrje të lartë të qytetarëve për të kundërshtuar dy marrëveshjet, atë për Asociacionin dhe atë për Demarkacionin. Por, në këtë protestë është shtuar edhe një kërkesë tjetër, dorëheqja e kryeministrit Isa Mustafa, pasi, sipas tyre, ka shkelur Kushtetutën.

Fundamenti

Edhe partneri i LDK-së në koalicionin qeverisës, Partia Demokratike e Kosovës, nuk u frikësohet thirrjeve të opozitës për dorëheqjen e kryeministrit Isa Mustafës dhe shkuarjes në zgjedhje. Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci, deklaroi për “Zërin” se i sheh si normale thirrjet e opozitës, derisa ka ftuar qytetarët që të vlerësojnë se kë ta mbështesin, ata që duan qetësi, rend dhe ligj, apo ata që po tentojnë me dhunë të shkatërrojnë gjithçka, duke aluduar në opozitën.

“Qytetarët duhet të dinë kujt t’i japin mbështetje. T’i japin atyre që janë të interesuar që të krijojnë rend, ligj dhe qetësi apo atyre që janë të interesuar ta bëjnë krejt të kundërtën, duke rënë ndesh me interesat e qytetarëve të Kosovës. Ndërsa, thirrjet e opozitës i marr si normale, opozita ka të drejtë të jetë e pakënaqur. Mirëpo, ky është fati. Koalicioni është shumë stabil, është duke funksionuar. Kemi marrëveshjen dhe është respektuar me përpikëri deri sot”, ka theksuar Grabovci. Ai i ka bërë thirrje opozitës që për të ardhur në pushtet t’u referohet rregullave demokratike, ta konsolidojë së pari vetveten dhe të mendojë për një ofertë më bindëse për qytetarët./Zëri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.