Grabovci: I kemi numrat, Specialja duhet të votohet
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës Adem Grabovci në emisionin Interaktiv të KTV-së ka folur për aktivitetet që po i zhvillon kjo parti bashkë me deputetë e saj rreth formimit të Gjykatës Speciale.
Ai ka treguar se në këtë kuadër, zyrtarë të kësaj partie por edhe ata shtetëror kanë kërkuar garanci për të cilat ende po bisedohet dhe për të cilat ai ka shfaqur bindjen se ato do të arrihen.
Ai ka thënë se njëra nga kërkesat për këtë garanci ka qenë dhe është se ajo që është zhvilluar në Kosovë, historia e saj, dhe ngjarjet që kanë sjellë ketë lire në vend, të mos njollosen. Një tjetër kërkesë tjetër është që arkivat e kësaj gjykate t’i dorëzohen, pas viteve të caktuara, Kosovës, transmeton Koha.net.
Duke folur për deputetë e PDK –së që mund të kundërshtojnë Specialen, ai ka thënë me ta po bisedohet por njëkohësisht ka shtuar s’është e drejtë e tyre për votën që e mendojnë.
Duke folur për mbledhjen e fundit të kësaj partie me deputetë e vet, Grabovci mbledhjen e ka quajtur normale, pa presione dhe pa tensione.
Për Specialen është biseduar më së paku, kryetari ka shpjeguar për qëndrimet e ndërkombëtarëve, se kemi vetëm dy rruge, ose ta themelojmë Specialen në bashkëpunim me SHBA me BE ose atë në KB do ta thelojë Rusia dhe miqtë tjerë të Serbisë.
Nuk ka pasur debat rreth Speciales, Nait Hasani nuk ka qenë në mbledhje për shkak se ka qenë në mbledhje të Komisionit parlamentar.
“Thaçi nuk ka folur për pasojat e deputetëve nëse nuk e votojnë Specialen. Thaçi nuk i ka kërcënuar kurrë deputetët”, ishte kategorik Grabovci.
“Nuk është përmendur kurrë dorëheqja e Thaçit nëse deputetë nuk e votojnë Specialen”, këmbënguli shefi i grupit parlamentar të deputetëve të PDK-së.
Grabovci ka thënë se nuk është mirë të flitet për numrat janë apo nuk janë, ata janë dhe është mirë Gjykata të themelohen ndërsa përsëriti fjalët e Thaçi se nuk shkohet ë pushim pa u votuar Specialja.
http://koha.net/?id=27&l=67841


