Grabovci: Do ta gjejmë çdo dokument që ekziston, për ta kuptuar pikën ndarëse të vijës kufitare!
“Partia Demokratike e Kosovës do të bëjë çmos për ta zgjedhur çështjen e Demarkacionit me Malin e Zi”, kështu tha shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Adem Grabovci.
Ai një prononcim për Gazetën Blic në lidhje me këtë çështjen, vlerësoi se sëbashku me partinë e tij do të punojnë shumë me kusht që të sigurojnë çdo dokument apo dëshmi që tregon se ku është pika ndarëse e vijes kufitare të Kosovës dhe asaj të Malit të Zi, raporton gazetablic.com.
“Unë personalisht dhe PDK-ja do të hulumtojmë sa më shumë në lidhje me çështjen e Demarkacionin për të gjetur çdo lloj dokumenti që ekziston që lidhet me territorin e vendit, për të kuptuar se ku është në të vërtetë pika ndarëse e vijes kufitare të Kosovës dhe asaj të Malit të zi”, tha Grabovci, duke njoftuar se pas mbylljes së kësaj çështje, do ta bëjnë shënjimi e kufinjëve edhe me Shqipërinë dhe Maqedoninë.
E gjithë këtë punë, shefi i GP-së, cilëson se do ta bëjnë për t’ia dëshmuar popullit se janë duke punuar për ta.
“Ne jemi me popullin dhe gjithmonë do të jemi krah së vërtetës dhe të drejtave të popullit”, ka përfunduar Grabovci.
(Gazeta Blic)


