ARKATANA

Grabitqarët e pushtetit pasuruan veten dhe mafio-bizneset

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Njohësit e rrethanave ekonomike dhe politike dhe deputetë nga opozita janë të mendimit se shumica e parave të Kosovës janë koncentruar kryesisht në duart e politikanëve dhe oligarkëve që janë bashkëpunëtorë të tyre.

Kastrati: Klasa mafio-politike u bënë koncesione doganore ose tatimore mafio-bizneseve të lidhura me pushtetin

Njohësit e rrethanave ekonomike dhe politike dhe deputetë nga opozita janë të mendimit se shumica e parave të Kosovës janë koncentruar kryesisht në duart e politikanëve dhe oligarkëve që janë bashkëpunëtorë të tyre. Ndaj, sipas tyre, vendi ynë në asnjë mënyrë nuk mund të ketë zhvillim ekonomik, sepse tenderët publikë i marrin vetëm ato kompani të lidhura me pushtetin. Sipas tyre, kompanitë e sinqerta, që duan seriozisht të punojnë, as nuk mund të marrin tender dhe bile as që mund të ëndërrojnë diçka të tillë, shkruan gazeta Kosova Sot.

ARKATANA

Me PDK-në dhe LDK-në në pushtet rrezikohet kolapsi ekonomik

Deputeti opozitar i Kuvendit të Kosovës, Bali Muharremaj(AAK), thotë se nuk ka asnjë fije dyshimi se paraja e Kosovës është e koncentruar kryesisht në duart e politikanëve dhe oligarkëve. Për këtë ai thotë se edhe nuk mundet që të ketë zhvillim ekonomik.”Është një mafiostrukturë oligarkike e ekonomisë, e cila zotëron gjithçka, sepse ato familje oligarkike në Kosovë që janë të lidhura me pushtetin po e sundojnë Kosovën në pikëpamje ekonomike, por edhe jo vetëm kaq”, shprehet ai. Muharremaj thotë se ata kontrollojnë tërë tregtinë, importet kryesore, sepse kanë në dorë prodhimin jocilësor, kanë fuqizuar monopolet dhe janë në koordinim të plotë me pushtetin e tashëm. “Sot të bësh afarizëm e biznes në këto rrethana gati është e pamundur. Kompanitë e sinqerta që duan seriozisht të punojnë as nuk mund të marrin tender dhe bile as që të ëndërrojnë diçka të tillë. Në këtë formë me privilegjet që u mundësohen disa kompanive mafio-oligarkike nuk mund të ketë ekonomi të lirë të tregut, sepse ekonomia edhe ashtu është e zaptuar nga njerëzit e fuqishëm oligarkikë”, është shprehur ai. Sipas Muharremajt, ekonomia e akëcilit vend mund që të zhvillohet vetëm e vetëm kur të kemi implementim të rregullave të tregtisë së lirë dhe ku nuk kemi favore ndaj një pjese të biznesve për ta shkelur pjesën tjetër të bizneseve të ndershme dhe të qytetarëve që nuk janë pjesë e interesave të pushtetit. “Derisa pushteti mbahet nga PDK-ja dhe LDK-ja, rreziku i kolapsit ekonomik është tejet i madh. E vetmja mënyrë që të shpëtohet nga kjo situatë është që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme”, është shprehur ai.

Ish kryetari i OEK-ut dhe eksperti i ekonomisë, Ismail Kastrati, thotë se esenca e problemit nuk duhet që të kërkohet vetëm te bizneset klienteliste ose monopoliste, që kontrollojnë gjithçka, por së pari të klasa mafio-politike, e cila ose bashkëvepron, ose u bënë koncesione doganore apo tatimore këtyre mafio-bizneseve të lidhura me pushtetin. “Nëse kësaj i shtojmë edhe politikën grabitqare me tenderë, atëherë lehtë mund të vijmë te përfundimi logjik se në këtë mënyrë nuk mund të zhvillohet ekonomia edhe ashtu e brishtë e Kosovës e dalë nga lufta”, është shprehur Kastrati./kosova sot/