Fundamenti

Grabitjet e armatosura terrorizojnë gjilanasit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Vetëm javën e fundit janë shënuar disa raste të grabitjes së armatosur në Gjilan, derisa të dyshuarit ende ndodhen në arrati. Qytetarët shprehen të shqetësuar për këtë dukuri shëmtuese.

Një grabitje e armatosur ka ndodhur në rrugën “Avdullah Presheva” në Gjilan, ku viktima femër kosovare ka raportuar se përderisa ka qenë duke punuar në market një i dyshuar mashkull i maskuar ka hyr në market dhe ka ekspozuar një thikë e më pas nën kërcënimin e thikës ka grabitur nga arka rreth 100 €.

Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa i dyshuari ka ikur në drejtim të pa njohur. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet thuhet në njoftimin e policisë.

KKGJILAN

Qytetarët ndërkaq janë të shqetësuar për këtë fenomen në rritje dhe kërkojnë nga policia siguri më të madhe.

Elhamia një qytetar rreth të 50 thotë se policia duhet të jetë më shumë e pranishme në vendet frekuentuese dhe lagjet e mëdha. “Nuk e kuptoj faktin e ikjes nga vendi i ngjarjes të dyshuarve pa u vërejtur nga askush. Policia duhet të ketë në terren edhe njerëzit e vet” shprehet ky qytetar.

Edhe, Zymeri një qytetar tjetër mendon se duhet të rritet vetëdija qytetare për të kapur të dyshuarit. “Çdo qytetar duhet të jetë bashkëpunues në këtë drejtim sepse nuk mjafton vetëm angazhimi i policisë. Por Gjykata duhet të japi vendime drastike për këta të dyshuar” thotë ai./rajonipress/