Grabitësit inskenojnë rastin- ndiqen penalisht për lajmërim të rrejshëm

Gjilan – Ankuesi shqiptar shtetas i Kosovës ka raportuar policinë në Gjilan se derisa ishte duke punuar në një lokal-bastore po në Gjilan kanë hyrë dy persona të pa njohur ku njëri nga ta kishte një revole në duar dhe e kishte drejtuar në drejtim të tij njoftoj Ismet Hashani zëdhënës i policisë në Gjilan.
Sipas Ismet Hashanit zëdhënës i policisë viktimës i është urdhëruar që të shkojë në një kthinë që gjendet në lokal. Pas pak kur punëtori është kthyer kishte vërejtur se personat e dyshuar ishin larguar, por fioku ku ishin paratë kishte mbetur i hapur dhe ka vërejt se mungonin rreth 700 €.
Njësitet e hetimeve rajonale, gjatë hetimeve intensive kanë ardhë deri te faktet e qëndrueshme se personi në fjalë tani i dyshuar në bashkëveprim edhe me një të dyshuar tjetër e kanë inskenuar rastin, si “Grabitje”.
Me vendim të prokurorit ndaj dy të dyshimtëve paraqitet kallëzim penal “Lajmërim i rrejshëm” tha Hashani./rajonipress/