Grabitësi i armatosur ndalohet nga punëtorët e marketit, arrestohet nga policia

Gjilan – Tre viktimat meshkuj kosovar punëtor në një market, kanë raportuar se i dyshuari mashkull kosovar nën kërcënimin e armës u ka grabitur nga arka paratë, mirëpo të njëjtit gjatë ballafaqimit me të dyshuarin kanë arritur ta ndalojnë.
Nga njësiti policor i dyshuari është arrestuar si dhe ju është konfiskuar një armë zjarri me një karikator me katër fishek.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/