FITORJA

GP i PDK’së mbështet marrëveshjen PDK-LDK, Thaçi nuk pranon të flasë për ndarjen e posteve

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Ka përfunduar takimi i grupit parlamentar të PDK’së.GP i PDK’së mbështet marrëveshjen PDK-LDK, Thaçi nuk pranon të flasë për ndarjen e posteve

Ka përfunduar takimi i grupit parlamentar të PDK’së.

Në këtë takim, kryetari i PDK’së, Hashim Thaçi, i ka njoftuar deputetët e tij për marrëveshjen me LDK’në.

Thaçi ka konfirmuar se Grupi Parlamentar i PDK’së i jep mbështetje të plotë këtij koalicioni.

“Grupi Parlamentar i PDK’së e mbështet fuqishme kësaj marrëveshjeje, kështu që tash do të vazhdojmë me hapat e mëtejmë të finalizimit të marrëveshjes. Kjo marrëveshje është e partive me vlera të përbashkëta, të qendrës së djathtë, me perspektivë për ndërtimin e institucioneve stabile, qeverisje të mirë, efikase, efektive, të luftës kundër korrupsionit e krimit të organizuar dhe e orientimit euroatlantik”, ka thënë Thaçi pas takimit.

Thaçi përsëri ka refuzuar të tregojë nëse është biseduar për ndarjen e posteve.

Ndërkohë, Express duke u thirrur në burime të veta, ka shpalosur ndarjen e posteve midis këtyre dy partive.

———————————————————
Përfundimtare: LDK merr Kryeministrinë – 8 Ministri PDK, 7 LDK, 4 minoritetet

Definitivisht, LDK do ta marrë Kryeministrinë. Ministri të reja nuk do të krijohen. PDK merr 8 Ministri, LDK 7 sosh, ndërkaq 4 ministri do t’i marrin minoritetet. Gazeta Express sjell edhe emrat e disa prej ministrave të rinj.

Partnerët e koalicionit të ri qeverisës, PDK dhe LDK, ende nuk kanë arritur ta finalizojnë marrëveshjen e arritur mes liderëve të dy partive natën e 19 nëntorit në Presidencë. Kjo edhe ka shtyrë krijimin e institucioneve edhe për një javë. Megjithatë, sipas burimeve të Gazetës Express, partitë janë marrë vesh për ndarjen e ministrive të mëdha, dhe ç’është më e rëndësishmja kanë rënë dakord për Kryeministrinë.

Një zyrtar i lartë, i përfshirë në grupet për harmonizim programesh, i tha gazetës se, përveç Kryeministrisë, LDK do të marrë edhe Ministrinë e Financave dhe atë të Shëndetësisë. PDK, ndërkaq, do ta mbajë edhe më tutje Ministrinë e Arsimit dhe atë të Punëve të Brendshme.

I njëjti burim ka saktësuar se Avdullah Hoti, Nënkryetari i dikurshëm i Komunës së Prishtinës, do të emërohet Ministër i Financave nga LDK, kurse Nënkryetarja aktuale e LDK’së, Teuta Sahatçiu shkon në Ministrinë e Shëndetësisë.

“Nga PDK dihet që Ministër i ri do të jetë Bekim Çollaku, deri tash Shef i Stafit të Kryeministrit”, ka thënë burim i Gazetës Express.

“Çollaku do të jetë Ministër i Integrimeve”, ka saktësuar ai.

Hidromorava

Post ministror do të marrin edhe Skënder Hyseni i LDK’së, Bajram Geci – po ashtu. Burimi i Express përmend edhe deputetin Arben Gashin në “listën ministrave të LDK’së”.

Ministria e FSK’së, sipas gjitha gjasave, do t’i mbetet PDK’së.

“Si zakonisht, nëse kjo Ministri i mbetet PDK’së, z. Agim Çeku do të jetë Ministër”.

Minoritetet edhe më tutje do të mbajnë Ministrinë e Kthimit dhe atë të Mirëqenies Sociale.

“Ministria e Pushtetit Lokal ka mundësi që i jepet partnerëve nga minoritete jo-serbe”, tha burimi i gazetës.

Për Ministrinë e Bujqësisë përmendet Margarita Kadriu, Nënkryetarja aktuale e PDK’së.

Blerand Stavileci dhe Memli Krasnqi, sipas gjitha gjasave, do të jenë në “vijën e parë të frontit” – në Parlament.

“Z. Blerand Stavileci është i pesti në listën e pritjes për deputetë. Sipas rregullores, ata që bëhen ministra, japin dorëheqje prej deputetit. Kështu që z. Stevileci do të jetë i pranishëm në legjislaturën aktuale, për herë të parë”.

Gjatë dy viteve të ardhshme, po në Parlament do të jetë edhe Kryetari i PDK’së, Hashim Thaçi.

“Z. Thaçi mbetet në Parlament, me shpresën se pas dy vitesh shkon në Presidencë”, tha një zyrtar i PDK’së në kushte anonimiteti për Express.

Në Qeveri, ndërkaq, mbetet dy prej njerëzve të afërt të tij, Hajredin Kuçi e Enver Hoxhaj.

“Posti i Zëvendëskryeministrit do të ndahet mes tyre”, tha ai.

Ndërkohë, zyrtarisht zyrtarët e asnjërës parti nuk kanë dashur të flasin për ndarjen e ministrive, e as për emrat e ministrave të rinj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.