GRANDEMALL

Gozhdohet qeverisja komunale, Gjilani pa zot shtëpie

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Punimet e ngadalshme në tri hyrje daljet e Gjilanit e kanë tmerruar qytetarin gjilanas. “Alban Gropa”, “Albin Gropa”, “Liburn Gropa”, këto janë nofkat më të shpeshta të gjilanasve kur flasin për gjendjen e këtyre rrugëve.

Revolta është në kulm e Komuna e Gjilanit asnjë fjalë, asnjë reagim, asnjë përgjigje nuk po e merr për tërë këtë katrahurë që po ndodhë brenda territorit të saj.

Kur pushteti menaxhohet nga njerëz të paditur e të paaftë, Qendra në Prishtinë pastaj bënë hajgare me një qytet që dikur cilësohej si Evropian.

E sot në Gjilan mundësh me hy pa pengesa vetëm përmes vijës ajrore, e tërë kjo shkaku i menaxhimit të keq të projekteve. Realisht këto tri projekte janë të Qeverisë Hoti, por Qeveria Kurti qëllimisht i ka stopuar dhe zvarritur.

Qytetarët me komentet e tyre gozhdojnë pushtetin komunal dhe qendror.

Hamdi Maliqi ka shkruar: Gjilani aktualisht është ngulfatur nga gjitha anët.Si është e mundur 3 km rrugë në drejtim të Bujanocit të zhagiten në këtë mënyrë nga një kompani as e gjallë as e vdekur, punime pa kurrefar rregulli, me makina anash tu pushu, thua kjo punë është honorar, kur dush punon, kur ki qejf flen. Komuna me këtë udhëheqësi, ka dështua në të gjitha sferat. Asgjë nuk po shkon përpara, veç premtime e kajkurella.

Shpëtim Bislimi : Në Gjilan u ba me hy me helikopter

Albulena H. Jahiu Bajrami: Mjerë për ata që punojnë jashtë Gjilanit lirisht ndërroni vendbanim për nja dy vitet e ardhshme

ARKATANA

Arlind R. Xhemajli: S`jan tu punu hiq, veç çka e kanë prish ma shumë.
Voto ditën, shkatërro teknikën dhe gjepin.

Vebi Geci: Edhe nja 10 vite kryhen kismet

Gezim Shala: Është mirë me shiku ndonjë mundësi fluturimi drejt Prishtinës dhe Ferizajit sepse me vetura problem.

Kurbin Berisha: Me helikopter u bo me dal pi Gjilanit

Haki Shala: Po, kryhen qysh është ma së miri, kemi durim edhe nja 6 vite !

Ademi Plast: Hyrje daljet e Gjilanit jan ba si me pas kanë viti 1955

Florimond B Haziri: Tmerr kjo asht gjendje kolapsi, në rrugën Gjilan Ferizaj është një katrahur e llojit Bangladesh qeveritaret dhe niveli lokal as ëë brengosen për demet që po shkakton kjo rrugë në fund të fundit s`kan faj se janë të nxanun me foto alla manekenski.

Ruzhdi Rexhepi: VV na kënaqi, votoni përsëri populli dashur, kjo është ajo që keni dëshiruar./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.