Mobi Casa

Gozhdohet partia e “ndryshimit” në Gjilan

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Akuza të shumta në adresë të krerëve të VV dhe Qeverisë tani po vijnë pikërisht nga ata që e kanë votuar “ndryshimin” për Gjilanin. “Shumë mirë na i bëjnë se shkuam i votuam njerëzit që as emrin e vet nuk e din mirë. Gjilani gjithmonë ka pasur keq qeverisje, por kjo e VV-së me të vërtet e tmerrshme he dora mu thaftë që e votova” a komentuar Valon Hajdari.

Injorimi total që po u bëhet ankesave të shumta të gjilanasve për të ndërhyrë në punimet tmerrësisht të ngadalshme në tri hyrjet e këtij qyteti ka bërë që vet aktivistët dhe ata që kanë menduar se kanë votuar për “ndryshimin e madh”, të pendohen madje dhe publikisht.

Madje ka zëra të vet këtyre aktivistëve për ta organizuar një protestë në rrugën Gjilan – Prishtinë me moton “Albin gropa – Liburn gropa”.

Uji Dea

Qytetari, Valon Hajdari është shprehur në rrjetet sociale: “Shumë mirë na i bëjnë se shkuam i votuam njerëzit që as emrin e vet nuk e din mirë. Gjilani gjithmonë ka pasur keq qeverisje, por kjo e VV-së me të vërtet e tmerrshme he dora mu thaftë që e votova” ka komentuar Hajdari.

Kurse Burim Haziri ka shkruar: “Po pse mos me ba gropa kur na si qytetar e ju si medie nuk i jepni dënimin e merituar këtyre njerëzve, që ja kem besuar djersën ton me na ba trauma me këto biznese të pa profesonalizume që na rrezikojnë jetën më së shumti neve” ka shkruar Haziri.

Ndërsa ka reagime të shumta për pasivitetin e Albin Hysenit dhe ndikimin e tij të vogël dhe të kufizuar në raport me Ministrinë e Infrastrukturës./rajonipress/