Mobi Casa

Gorani: Zgjedhjet, e vetmja mundësi për daljen nga kriza

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Publicisti Dukagjin Gorani tha të premten në emisionin InfoBox të TV Dukagjinit se pozita dhe opozita duhet të gjejnë vet zgjidhje. Ai tha se zgjedhjet janë i vetmi instrument për daljen nga kriza dhe legjitimitetin e klasës politike në vend.Ai tha se nëse ndërhyjnë ndërkombëtarët atëherë kriza vetëm do të shtyhet, por jo edhe të zgjidhet.

Gorani u shpreh se me zgjedhje të reja nuk do të thotë patjetër ndërrimi i pushtetit, por me zgjedhjet sipas tij, legjitimohet klasa dhe jeta politike.

“Pushteti e ka kredibilitetin e dëmtuar…”, u shpreh Gorani.

Publicisti foli edhe për mënyrën e udhëheqjes së seancave nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Gorani tha se qëndrimet e Veselit janë pak sa naive, pasi synon ta përmirësoj imazhin e tij në publik duke u paraqitur si imazh i kohezionit.

“Kryetari i kuvendit është partiak, ai veç është menaxhues i seancave… S’mundesh me lujt rolin apartiak kur është njeri i partisë. Kjo vetëm e rriti pezmin”, u shpreh Gorani.

Sipas tij, konflikti aktual i konvenon të gjitha palëve, pasi e kanë bindjen se me këtë gjendje pala tjetër do të dorëzohet dhe duhet të largohet.

GRANDEMALL

“Me këto qëndrime skena politike veç po shkon drejt thellimit të krizës”, tha Gorani.

Publicisti Dukagjin Gorani ka folur edhe për kryeministrin Mustafa. Ai tha se Isa Mustafa nuk mundet me menaxhu një mekanizëm që ka lindur përmes shkeljeve të parimeve demokratike. “Unë mendoj se zgjedhjet janë instrumenti i vetëm për legjitimitetin e klasës politike”. /Telegrafi/

Dukagjin Gorani: Shumë shpejt do të dalim me parti të re

Publicisti Dukagjin Gorani ka folur të premten në emisionin InfoBox të Tv Dukagjinit lidhur me mundësinë e krijimit të një partie të re.
Gorani tha se janë një grup i njerëzve dhe nëse arrijnë të mbajnë intensitetin aktual dhe vullnetin për ndryshime atëherë së shpejti do të dalin me një parti të re.

Ai më tej u shpreh se zgjedhjet janë i vetmi instrument për daljen nga kriza dhe legjitimitetin e klasës politike në vend.

Sipas tij, nëse ndërhyjnë ndërkombëtarët atëherë kriza vetëm do të shtyhet, por jo edhe të zgjidhet. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.